Shqipëria do të luajë nesër ndaj Anglisë ndeshjen e fundit në Grupin K, ndeshje e cila do të shërbente për kuqezinjtë vetëm për statistikë dhe në rast të një rezultati pozitiv, do të ndikonte në shortin e “Play Off”.

Silvinjo nuk mund t’i besojë titullarëve të fundit ndaj Anglisë, duke qenë se rrezikojnë shumë nëse ndëshkohen me karton. Kështu, Mitaj, Shehu, Manaj, Ajeti e Bajrami janë të ndëshkuar dhe nëse marrin të verdhë ndaj Anglisë, nuk do të luajnë në “Play Off”.

Në portë, pritet të jetë nga minuta e parë Strakosha, i ndihmuar nga Hysaj në të djathtë e Mitaj në të majtë. Në qendër, do të jenë Gjimshiti me Ismajlin, ndërkohë që Asllani, Laçi e Berisha pritet të jenë në mesfushë. Në sulm, Broja do të ketë sërish fanellë titullari nga e djathta e në të majtë do të jetë Uzuni pavarësisht se është në balotazh me Hoxhën dhe vetëm sot do të ndahet. Në sulm, pritet që fanellë titullari të ketë Daku, duke parë edhe rrezikun e Manajt.

Screenshot 2025 11 15 132848
Screenshot 2025 11 15 132848

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb