Barcelona mendon për merkaton. Sipas The Guardian, katalanasit shohin Harry Kane-n si një zëvendësues të mundshëm për Robert Lewandowski.
Blaugranat e konsiderojnë kapitenin e Anglisë dhe sulmuesin e Bayern Munich si pasuesin e sulmuesit polak, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026.
Ekipi spanjoll është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 65 milionë eurosh për të nënshkruar me Kane verën e ardhshme.
