Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se narko-regjime si ai që është në pushtet në Shqipëri, mund të rrëzohen vetëm si në Nepal.

Ai u shpreh se rruga e vetme drejt votës së lirë, janë vetëm protestat.

“Të ngrihemi në protesta dhe vetëm protesta, ndryshe farsa e ardhshme elektorale nuk do të jetë më 52% Rama, por 62 ose 68%.
Nuk kemi rrugë tjetër përveçse të ngrihemi e të përballemi me këtë qeveri deri në votën e lirë.

Një narkoregjim nuk rrëzohet ndryshe vetëm se me protesta si në Nepal dhe Bangladesh”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb