Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje mbi mënyrën se si do të organizohet protesta e të hënës përballë Kryeministrisë.

Në një bashkëbisedim me qytetarët online, Berisha u shpreh se ky do të jetë një organizim i përjavshëm në formën e një foltoreje, duke qenë se në Kuvend opozitës nuk po i jepet hapësirë debat.

“Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, hapin aty një foltore, një Kuvend. Në 10 seanca opozita është lejuar të debatojë në vetëm një seancë. Do të mbahet çdo javë ku deputetët do të mbajnë fjalën e tyre. Protesta të tjera po projektohen, por do të thirren në një kohë më të përshtatshme”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb