Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, doli hapur kundër ndërprerjes së kampionateve për shkak të kombëtareve.

“I dërgoj lojtarët e mi në ekipet kombëtare dhe e dini çfarë ndodh?! Rrahmani kthehet i lënduar. Po ashtu edhe Anguissa. Nuk mund të vazhdojmë kështu, ligat nuk duhet të kenë pushime.

Duhet të zvogëlojmë numrin e ekipeve dhe ndeshjeve.

Nëse liga fillon në korrik dhe përfundon në mars ose prill, atëherë ekipet kombëtare mund të mblidhen në një afat kohor të caktuar. Kjo do të kishte kuptim.

Ekipet kombëtare duhet ta kuptojnë se lojtarët janë punonjësit tanë, ata paguhen prej nesh. Ne jemi ata që duhet të vendosim për ata. Dhe kur ata kthehen të lënduar, duhet të ketë kompensim dhe një afat të posaçëm merkatoje për të mbushur boshllëkun”, -tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb