“Ka kolegë që më thonë; mirë bërë. Por më shqetësojnë ato fjalë pas krahëve. Më shqetësojnë mosreflektimet.”. Kështu deklaron deputeti i PS-së, Erion Braçe, në emisionin ‘Kjo javë’ në News24.

Ai tha se vlerëson opinionet kundër, ndërsa shtoi se kryeministri Rama nuk ndërhyn te liria e tij e mendimit.

“Jam bërë keq për ato që nuk kam thënë. Kur unë them një të vërtetë, e them disa herë; cila duhet të jetë sjellja; ngritja e një muri? “Mos e dëgjoni këtë”.

Unë s’e kam fare këtë problem, por unë funksionoj më mirë jo si lavdërues. Mos të presin kot. Nuk mund të lëvdoj cilido”, tha ai.

A ju ka kërkuar Edi Rama që t’i ulni pak tonet, në këputmini e denoncimeve tuaja
Braçe:
Unë këtë i vlerësoj Ramës, që nuk cenon lirinë e punës time.

Po nga opozita merrni dashamirësi?
Braçe:
Nuk jam person i pëlqyer në serën e PD. Vlerësoj çdo koleg që pëlqen apo jo punën time.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: