I pyetur për pjesëmarrjen e ulët të votuesve në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit , deputeti socialist Erion Braçe gjatë intervistës në “Kjo Javë” tha se nisur nga analiza e votave të marra, PS ka marrë 8 vota nga 10 që merr tradicionalisht.

Por Braçe tha se ka bashki si Vlora ku pjesëmarrja ishte shumë e ulët dhe për këtë duhet të bëhet një analizë.

“Unë mendoj se ka qenë rezultat i mirë. Duhet ta mbyllim këtu analizën? Unë mendoj që jo. Ka bashki si Berati ku kryetari Ervin Ceca  një djalë fantastik, një prodhim i PS ka marrë 13 mijë vota nga 15 mijë që morëm në 11 maj, me garë, me thënë të drejtën këtu s’kishte as garë.

Ka bashki si kjo që kemi marrë këtë rezultat dhe ka bashki si Vlora që duhen analizuar më thellë. Për paqëndrueshmërinë dhe qoftë me sjelljen tonë në Vlorë”, tha Braçe.

Erion Braçe: Pashë një analizë për zgjedhjet që thonte se PS ka nxjerrë tq votojnë dhe ka marrë 8 nga 10 votat e saj tradicionale në zgjedhje që janë vetëm për një mandat 1 vit e 3 muaj, që janë zgjedhje lojkale djhe kanë patur gjithnjë kurbë në rënie dhe unë mendoj se ka qenë rezultat i mirë. Duhet ta mbyllim këtu analizën? Unë mendoj që jo. Ka bashki si Berati ku kryetari Ervin Ceca  një djalë fantastik, një prodhim i PS ka marrë 13 mijë vota nga 15 mijë që morëm në 11 maj, me garë, me thënë të drejtën këtu skishte as garë. Ka bashki si kjo që kemi marrë këtë rezultat dhe ka bashki si Vlora që duhen analizuar më thellë. Për paqëndrueshmërinë dhe qoftë me sjelljen tonë në Vlorë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb