Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në “Kjo Javë” u shpreh se është kundër qëndrimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në burg. Parimisht, tha ai, burgu është një institucion i vuajtjes së dënimit dhe s’mund të jetë i pritjes së ngritjes së akuzës, i zhvillimit të hetimeve, daljes në gjyq, marrjes së vendimit.
“Nuk po flas për personin Erion Veliaj por për parimin. Burgu është një institucion i vuajtjes së dënimit, smund të jetë i pritjes së ngritjes së akuzës i zhvillimit të hetimivee, daljes në gjyq, marrjes së vendimit dhe shkuarjes së dënimit. Është cënim shumë i madh i lirive e të drejtave të njeriut.
Një shtetas që nuk përbën rrezik për shoqërinë apo lirinë e tjetrit, s’mund të jetë burgu pritjes së hetimit etj. burgu duhet të jetë institucion i vuajtjes së dënimit.
Është cënim shumë i madh i lirive e të drejtave të njeriut, Jam shumë dakord se çfarë po thuhet tani për këtë rast. Nuk dua të ushtroj as tryni as presion, por duhet të ruaj një standard. Qyteti meriton shërbim, është në kushte të vështira, unë e has vetë. Nuk është duf ai që them në rrjete sociale, që isha mirë në fshat.”, tha Braçe.
