Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata në një intervistë për Sport News në News 24, foli për Play Off të Botërorit dhe për gjendjen e grupit.

“Play Off- Grupi duhet të jetë i përgatitur. Tani fillon testimi i të vërtetës. E vërteta është që me këta kundërshtarë që kemi, jo të nivelit top, por të nivelit mesatar, të bëjmë mirë.

Mbrojtja- Mos të harrojmë edhe Kumbullën, është pretendent serioz. Me qenë korrekt, dyshja Ajeti-Gjimshiti ka qenë efikase. Ismajlji ka patur probleme me dëmtime. Tani duhet të luajnë kush është më i gatshëm. Në Botëror do të mund të luajnë të gjithë”- tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb