Greqia akuzon Turqinë se kjo e fundit ka shkelur hapësirën ajrore të Qipros. Katër avionë luftarakë turq F-16 hynë në hapësirën ajrore (FIR) të Republikës së Qipros rreth orës 11:30 të mëngjesit (me orën lokale), në zonën e Famagustës.

Sipas burimeve, këta avionë morën pjesë në paradën ushtarake që u zhvillua në territoret e Qipros ku ka prani të turqishtfolësve. Pamjet u regjistruan nga qytetarë me video, të cilat janë publikuar në rrjetet sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb