Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Ai ka sqaruar se nuk u paraqit për thirrjen e prokurorëve të posaçëm në lidhje me “21 janarin” pasi nuk ka marrë asnjë njoftim.

Sali Berisha: Njoftim quhet kur një person merr përsipër ta njoftojë ose kur njoftohet direkt personi. Asnjë person nuk më ka ardhur të më thotë orë dhe datë e të më dorëzojë një letër.

Asnjë person nuk ka marrë asnjë letër në emrin tim. Kam dy posta elektonike. Një timen dhe një të Parlamentit që e kam përdorur vetëm një herë.

Në bisedat e mia në Whats App apo sinjal, nuk më ka ardhur asgjë.
Nuk më kanë thirrur asnjë herë sepse kanë pasur frikë nga dëshmia ime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb