Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se çdo protestë e opozitës do të bëhet para Kryeministrisë, ndërsa u ndal te skandalet e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Nga jashtë SPAK-ut, Berisha tha se hajduti numër një në vend është kryeministri Edi Rama.
“Përse nuk protestoni para Ministrisë së Ballukut. Kjo është foltore, parlament, i deputetëve dhe qytetarëve. Lubi Balluku është personazh kryesor, por më kryesori është Rama, qeveria RamaDuro. Në Ankara, Lubia nuk ishte vetëm, por me Sulltanin. Pasioni i saj për Sulltan ka kufij vetëm qiellin. Nuk mund të themi se përgjegjëse nr.1 është Lubia, por Edi Rama që përdori si mashë Lubinë.”, tha ai.
