Kreu i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi, deklaroi se PS ka në Kuvend 83 memec pasi sipas tij qëndrojnë vetëm si kartona.

“83 memec-deputetët nuk janë këtu për përfaqësuar interesin publik. Por janë këtu si kartona, urdhëron partia jeshil e ngrenë jeshil, urdhëron partia të kuq e ngrenë të kuq. Pra siç vjen urdhëri i partisë. Deputetët e opozitës nuk janë këtu për këtë.”, tha Bardhi.

Bardhi u zotua se për sa kohë të jetë kreu i grupit parlamentar i PD nuk do të ketë diskutime në kafe ku sipas tij këtë e propozon maxhoranca.

“Maxhoranca propozon biseda në kafene dhe jo në Kuvend. Sa të jemi unë kreu i grupit parlamentar i PD nuk ka për të pasur asnjë diskutim në kafene por vetëm në institucionet e Kuvendit.”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb