Deputeti i Mundësia, Erlad Kapri, theksoi se ngjarja në Rinas tregoi se siguria kombëtare ka rënë.

“Problemi është diçka më e rëndë se buxheti, që duhet të jeni pjesë elitare e Policisë së Shtetit. Ju duhet të kontrolloni të gjithë punën e Policisë së Shtetit. Që nënkupton që gjithë personeli juaj duhet të jenë më të përgatiturit, por dhe ata që japin garanci që Policia e Shteti nuk shkel të drejtat e njeriut.

Ngjarja në Rinas tregoi që ka rënë siguria kombëtare. Ishte punonjësi juaj që kishte shoqërimin me një anëtar të krimit të organizuar që dhe ai humbi jetën fatkeqësisht”, tha Kapri.

Kujtojmë se agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani mbeti i plagosur në kokë dhe vdiq disa ditë më vonë në spital, pasi ishte në makinën që iu bë atentat Gilmando Danit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: