Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për 5 të akuzuar për korrupsion zgjedhor.
Nën akuzë janë ish-deputeti demokrat Ëngjëll Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha. Ky i fundit ish-kandidat për kryetar bashkie nga radhët e PD në Rrogozhinë.
Ata janë nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Gjykata caktoi datën 2 dhjetor për të dëgjuar pretencën e Prokurorisë.
