Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka përmendur ditën e sotme lidhjet kriminale të Policisë së Shtetit, duke ju referuar edhe ngjarjes në Rinas. Balliu theksoi se AMP është një institucion që nuk punon, dhe sipas tij, kërkon dhe buxhet shtesë.

“Rastet e fundit janë alarmante, kemi vazhdimisht përfshirje të efektivëve të AMP-së në grupe e ngjarje kriminale. Sa mbaron rasti me Oltion Bistrin, del një tjetër dhe së fundmi kishim atë të Rinasit. Mjafton dosja “Metamorfoza” për të parë se gjithë hierarkia e Policisë është e inkriminuar. Jo vetëm AMP nuk i heton dhe verifikon, por kërkon edhe buxhetin.

Nëse cenohet siguria e vendit dhe Policia e Shtetit, kjo na përket të gjithëve. Si të mos flasim për aeroportin kur mbikëqyrja e Policisë ishte zero për një orë e gjysmë, e të vijmë këtu e të flasim sikur nuk ka ndodhur asgjë. Këtu duhet mbikëqyrur vetë AMP. Si ka mundësi që në çdo atentat mafioz në Shqipëri, ka në nivele të larta njerëz, një xhajë, një dajë, një nip a mik, në një strukturë të shtetit, siç ishte rasti konkret”, tha Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb