Kristjan Asllani, ashtu si pjesa tjetër e ekipit përfaqësues, ndjen keqardhje për faktin që dolëm “duar bosh” përballë Anglisë. Mesfushori i Torinos, u shpreh i bindur se ekipi do të bëjë një punë të mirë për ndeshjet e muajit mars, ndërsa shtoi se Shqipëria e meriton të jetë në Botëror:
“Jemi shumë të lumtur për këto 70 minuta që kemi bërë këtu pasi kjo është një skuadër shumë e fortë, pastaj gjynah se morëm një gol me goditje këndi, por s’ka problem. E rëndësishme është që të vazhdojmë kështu, të punojmë të gjithë së bashku dhe të presim të shohim kë kundërshtar do të kemi në mars. Kur të vijmë këtu në mars ta studiojmë mirë, të bëjmë video, ta analizojmë dhe ishalla kalojmë në Botëror, sepse e meritojmë ne si skuadër dhe të gjithë shqiptarët”, deklaroi Asllani për mikrofonat e FSHF-së.
(BalkanWeb)
