Mesfushori Xhud Bellingam u zgjodh lojtari i ndeshjes Shqipëri-Angli. Kjo zgjedhje u bë nga votat e tifozëve në faqen zyrtare të “Tre Luanëve” dhe jo nga FIFA.
Pavarësisht se ishte kapiteni Herri Kejn ai i cili shënoi dygolësh dhe i dha fitoren kombëtares së drejtuar nga Tomas Tuhel, fansat kanë preferuar Bellingamin.
Ky i fundit luajti vetëm 84′ minuta dhe u revoltua në momentin që trajneri e zëvendësoi me Morgan Roxhers.

