Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, bëri një deklaratë të fortë lidhur me protestën e sotme të Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

“Edi Rama ka blerë opozitën në tavolinë, në 11 maj, dhe kjo është arsyeja pse demokratët nuk kanë besueshmëri,” tha Toska. Ai shtoi se strukturat brenda PD-së janë të komprometuara, me individë që përfitojnë tendera dhe përjashtojnë garën e drejtë politike.

Gazetari nuk la pa paralajmëruar për pasojat e protestës: “Sot do të shohim një protestë të dobët, me vetëm 200 veta. Ky është rezultati i krizës brenda PD-së dhe mungesës së një lidershipi të besueshëm.”

“Edi Rama e ka marrë garën në tavolinë gjithmonë. Gara e këtij ka qenë gjithmonë e blerë. Në 11 maj Rama bleu opozitën si bllok. Berisha nuk është më si dikur ndaj me gjithë mirëkuptimin duhet të japë një zgjidhje, një alternativë. Kjo është motoja e PD, me dhe pa Berishën. Nëse Berisha nuk ridimensionin veten në raport me PD gjendja do jetë edhe më shterpë. Sot do shohim një protestë dështakësh me 200 veta”, tha ai.

Toska tha se protesta e opozitës para Kryeministrisë ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga skandali 50 mln euro i zv/kryeministres, Belinda Balluku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb