Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e News24, ka komentuar situatën e zv/kryeministres Belinda Balluku pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK, duke theksuar nisjen e një hetimi pasuror.

“Jam i bindur që ka nisur hetimi pasuror për Ballukun, sepse regjistrimi i një procedimi penal ndaj një zyrtari përfshin edhe hetimin e pasurisë së ministrit,” tha Çollaku.

Ai shtoi se në këtë kontekst, është përfshirë edhe motra e Ballukut, avokatja Pamela Qirko, e cila sipas dokumenteve të publikuara paraqitej si “person fizik” dhe jo si avokate.

Gazetari theksoi se Qirko, e cila deri në dhjetor do të paguhej si ish-anëtare e KPK-së në procesin e Vettingut, përbën një konflikt të madh interesi.

“Ajo ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit të prokurorit të hetimit të Ballukut, Dritan Prençi. Edhe ajo duhet të jetë pjesë e hetimit pasuror si person i lidhur me zv/kryeministren,” shtoi Çollaku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb