Mes pankartave më të spikatura të protestuesve të opozitës ishte ajo me mbishkrimin “Vrima e Llogarasë ‘pjell’ 50 mln euro”, një ironi kjo për zv/kryeministren Belinda Balluku, pas ngritjes së akuzave nga SPAK.
Në një tjetër pankartë, protestuesit vijonin ironinë për Ballukun ku shkruhej “O Bela Ciao!”.
Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK për aferën 50 mln euro te tuneli i Llogarasë.
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se opozita do të vijojë periodikisht protestat para Kryeministrisë, deri në largimin e Belinda Ballukut.
