Nga protesta e opozitës para Kryeministrisë, Eno Bozdo u adresua mbështetësve duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre prej javësh në protestat e zhvilluara.

“Faleminderit për prezencën tuaj sot. Jeni shprehja më e mirë e një populli që reziston. Ju jeni shprehja e fibrës që nuk gënjehet nga propaganda dhe nga ato që thotë Rama dhe ministrat e tij,” deklaroi Bozdo.

Ai akuzoi mazhorancën se prej 10 javësh opozitës i është hequr e drejta për të diskutuar në Kuvend, duke e cilësuar këtë si shembull të mënyrës sesi funksionon vendi.

Bozdo kritikoi gjithashtu deklaratat e kryeministrit për rritjen e pagave. “E keni dëgjuar kryeministrin që flet për rritje pagash, ndërsa këto ditë ka bërë xhiron e gjërave që nuk shpjegohen. Ne jemi të varfër, të vuajtur – ky është realiteti. Por ai ka dalë të flasë për rritjen e pagave, 1.7 miliardë euro për rritje pagash. Por e dini që këtë vit ka vetëm 1 milion euro, vitin tjetër do të ketë 1 milion. Ai mashtron çdo ditë shqiptarët,” u shpreh Bozdo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: