Deputeti i PD, Gjin Gjoni në fjalimin e tij nga protesta e thirrur ditën e sotme nga opozita, theksoi se qeveria përdor propagandën për të fshehur aferën korruptive me tunelin e Llogarasë, të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Gjoni ishte kritik edhe me opozitën kur tha se duhet t’u kërkojë falje mbështetësve për këtë reagim të vonuar.
“Të gjitha këto shkelje këto skandale afera korruptive si ajo e Ballukut dhe Ramës, duke i fshehur me propagandë dhe duke mos lënë opozitën të bëj punën e saj. Jemi këtu sot me komunikimin e parë dhe për këtë duhet t’u kërkojmë një ndjesë publike votuesve sepse është disi i vonuar pas zgjedhjeve për të ndaluar këtë rrëgjim. Çmontimi i kësaj tiranie, kur partia dhe shteti janë bërë njësh”, tha Gjoni.
