Është mbyllur pas 1 orë e 30 minutave protesta e PD para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se të tjera protesata të ngjashme do të mbahen në të njejtin vend.

Sipas tij foltorja e cila pritet të jetë enpërjavshme, do të bahskojë shqiptarët deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme. Kjo është foltore themelore.
Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton.
Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi.
Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare.
Mirupafshim në foltoren tjetër po në këtë shesh.
Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore”, tha ai.

vijon/…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb