Në një intervistë për gazetën zvicerane “bluewin”, qendërmbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari u ndal te vendimi për të zgjedhur Kosovën, si dhe  foli për ndeshjen me Zvicrën.

“E kuptoj reagimin e publikut. Ishte vendim i vështirë edhe për mua, e kam diskutuar me shumë kujdes me rrethin e ngushtë, miqtë dhe familjen. Pastaj, dua të jem model për futbollistët e rinj në Kosovë, të jem shembull dhe t’i dëshmoj vlerat e mia”.

“Play Off- Po përgatitemi, do ta japim më të mirën dhe nuk do të jemi mysafirët më të mirë në fushë”.

“Humbja 4-0? Është në të kaluarën, nuk po e mendoj. Ka rëndësi vetëm paraqitja jonë në lojën e ardhshme”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb