Kreu i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi, tha se misioni i opozitës në pjesëmarrjen në reformën zgjedhore është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Bardhi thekson se kryeministri Edi Rama ka ngritur një sistem ku sipas tij, zgjedhjet i kthen në farsë.
“Edi Rama ka ndërtuar një sistem që zgjedhje i kthen në farsë. Misioni i opozitës është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku shteti dhe partia mos jenë të shkrirë. Si bëhet kjo? Bëhet duke ndërgjegjësuar opinionin publik shqiptar. Pra mos vish të më thuash mua që e ke fajin ti që ai ti vjedh zgjedhjet.” tha Bardhi.
