Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur dje përpara Kryeministrisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se dje u themelua Parlamenti I qytetarëve të lirë.

Kryedemokrati ka paralajmëruar se protesta si ajo e mbrëmshmja do të mbahen në mënyrë periodike deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me aferën për tunelin e Llogarasë.

Sipas tij mazhoranca u ka ndaluar opozitarëve të bëjnë parlamentarizëm në seanca parlamentare.

“Nderim misionarëve të foltores parlamentare- qytetare të parë që themeluan sonte parlamentin e qytetarëve të lirë përballë narko-parlamentit të Ramaduros!”, shkruan Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb