Nga Rafaela Rivais

Turistët në Shqipëri, të cilët u zgjuan nga zhurma e buldozerëve dhe të cilëve iu prishën pushimet jo për faj të tyre, hapën proces gjyqësor kur u kthyen në vendin e tyre dhe pritën tre vjet për të marrë një rimbursim të plotë.

Në fakt, një turist i cili nuk ka marrë shërbime në përputhje me kontratën që ka nënshkruar ka të drejtë për një rimbursim, qoftë edhe të pjesshëm, në një përqindje të shumës. Për më tepër, ai mund të kërkojë kompensim për dëme morale, përveç rasteve kur mospërputhja i atribuohet një pale të tretë dhe ka qenë e paparashikueshme.
Kjo ndodhi me turistë polakë që u kthyen nga pushime të ndërprera nga buldozerë në Shqipëri. Pas ankimimit të tyre, një gjykatë polake iu drejtua Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për verifikim, në kuadër të direktivave të BE-së mbi pushimet me «udhëtime me paketa» (neni 14). A duhet zbatuar ky nen në rastin e turistëve polakë në Shqipëri? Për fat të keq për konsumatorët europianë, kjo mosmarrëveshje është trajtuar nga drejtësia europiane në mënyrë të anonimizuar.

Capture
Capture

Nga 1 deri më 8 shtator 2022, dy turistë polakë që kishin rezervuar një paketë pushimesh me agjencinë «Z. sp.z oo» qëndruan në Shqipëri në një hotel me pesë yje, emri i të cilit është mbajtur anonim në procedurë. Por redaksia e Le Monde, me ndihmën e Le Courrier des Balkans, arriti të identifikonte hotelin ku turistëve polakë iu ndërprenë pushimet në Shqipëri. Bëhet fjalë për Prestige Resort në Golem, në bregdetin e Adriatikut. Ky hotel i përket një biznesmeni i cili ka në pronësi edhe media që kanë kritikuar kryeministrin Edi Rama, siç e konfirmon korrespondenti i Le Monde në Vjenë, Jean-Baptiste Chastand.

Më 2 shtator 2022, në orën 07:30 të mëngjesit, turistët u zgjuan nga zhurma e buldozerëve që kishin ardhur për të shembur dy pishina të hotelit si dhe një shteg që të çonte në plazh, së bashku me një shëtitore buzë detit, të ndërtuara, sipas autoriteteve shqiptare. Por pronari i Prestige Resort e kundërshtoi menjëherë këtë veprim të autoriteteve si një sulm ndaj lirisë së medias, duke botuar një editorial në mediat e tij Neës24, BalkanËeb & Panorama në momentin e ngjarjes më 2 shtator 2022, me titull: «Shembje pa paralajmërim në Prestige Resort: Sulm politik ndaj lirisë së medias, nuk do të dorëzohemi!».
Procesi i shkatërrimit dhe zhurma që e shoqëronte zgjati katër ditë. Për më tepër, në ato kushte, ushqimi i përfshirë në paketë shërbehej në mënyrë të kufizuar.
Nocioni i pushimeve “të pakuptimta”

Pas kthimit në vendin e tyre, dy polakët kërkuan nga agjencia «Z. sp.z oo», ku kishin blerë paketën e pushimeve, shumën prej 5,346 eurosh, një kërkesë që përfshinte rimbursimin e plotë të qëndrimit të tyre (2,050 euro), plus kompensimin për dëmin moral (3,296 euro për pushimet e prishura).
Agjencia polake e udhëtimit i refuzoi të dyja shumat, duke argumentuar se mosrespektimi i kontratës ndodhi jo për faj të agjencisë apo të hotelit, por për shkak të autoriteteve shtetërore shqiptare që urdhëruan prishjet në hotel. Dy turistët polakë vendosën atëherë të hapnin proces në gjykatën e vendbanimit të tyre (Rzeszoë), e cila nga ana e saj e referoi çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Më 23 tetor 2025, kjo gjykatë europiane, me vendim nr. C-469/24, vlerësoi se në parim pushuesit duhet t’i rimbursohet totalisht shuma që kanë paguar kur mospërfitimi nga shërbimet kontraktuale të parashikuara në paketë (fluturim, akomodim, ushqim) është i tillë saqë i bën pushimet “të pakuptimta”. Ndaj, i takon gjykatës polake të përcaktojë në këtë rast nëse pushimet e dy turistëve kishin ende kuptim në kontekstin e gjithë andrallave që ata përjetuan.
Për të vendosur nëse rimbursimi është i detyrueshëm apo jo, sipas gjykatës europiane, gjykata polake duhet të përcaktojë nëse agjencia apo hoteli shqiptar kishin qenë “të informuar” nga autoritetet shqiptare për prishjet që do të ndodhnin atë ditë. Veçse pronari i Prestige Resort e kundërshton kategorikisht se kishte qenë i informuar.

Për Gjykatën europiane, “ekzekutimi” i akteve nga një autoritet publik duhet “të paraprihet në parim në një formë ose në një tjetër nga një informim publik”.
Së fundmi, edhe nëse rimbursimi duhet të ndodhë sipas Gjykatës europiane, ky rimbursim nuk mund të përfshijë shumën shtesë për “dëm moral” që kërkuan turistët. Ai duhet të ketë si qëllim vetëm të “rivendosë marrëveshjen kontraktuale” të prishur midis klientit dhe agjencisë, dhe jo të “ndëshkojë” operatorin. Prandaj, të dy paditësit ka të ngjarë që përveç shumës së paguar sipas kontratës, nuk do të marrin edhe 3,296 eurot shtesë për dëmin moral.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb