Të paktën 21 të vdekur dhe 40 të plagosur është bilanci më i fundit i një aksidenti tragjik me autobus, që ndodhi të dielën në Ekuador.

Autobusi po kryente itinerarin mes qyteteve Chimiatug dhe Ambato, kur, në rrethana ende të pasqaruara, shoferi humbi kontrollin; automjeti doli nga rruga malore provinciale, u përmbys dhe u rrokullis poshtë një shpati mali.

Bilanci i parë i djeshëm i aksidentit fliste për të paktën 12 të vdekur dhe 10 të plagosur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb