Kualifikimi për herë të parë në histori në fazën “play-off” të një Botërori u zbeh jo pak nga dëmtimi i Armando Brojës. Ndaj Anglisë, mes lotësh dhe me barelë, Broja doli nga fusha i dëmtuar, ndërsa më pas u largua edhe nga stadiumi në krahët e stafit mjekësor, pamje me të vërtetë trishtuese, por për fat të mirat, analizat e para mjekësore flasin për një dëmtim të lehtë në kavilje ku koha e rikuperimit mund të jetë më pak se një javë. Ky është një lehtësim për sulmuesin kuqezi, karriera e të cilit është vënë shpesh në pikëpyetje këtë periudhë për shkak të dëmtimeve të një pas njëshme.

The Sun
The Sun

Tabloidi i njohur anglez, “The Sun”, i ka kushtuar një artikull të plotë gjendjes së sulmuesit të Burnley, shoqëruar me një titull të fortë: “Torturë dëmtimesh. A është ky fundi Brojës?

“The Sun” vijon më tej shkrimin duke i bërë dhe një kronologji të plotë dëmtimeve të sulmuesit kuqezi ku më i rendi ishte ai i vitit 2023 ku këputeni ligamentet e gjurit, dëmtimi më i rëndë për një futbollist, që e mbajti jashtë për afro 1 vit. Që nga ai moment dëmtimet kanë vijuar ta përndjekin sulmuesin shqiptar, i fundit ishte ky kundër Anglisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: