Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar nga konferenca e sotme për mediat nga selia blu se zv/kryeministrja Belinda Balluku duhet të ishte në burg, ndërsa theksoi se ajo ka administruar një buxhet prej 12 miliard eurosh me telefon.
Sipas tij ajo është kapur në flagrancë përmes komunikimeve të zbuluara së fundmi.
Berisha theksoi se shqiptarët “nuk do t’i falin” kryeministrin Rama dhe Ballukun para realitetit ku ndodhet vendi sot.
“Nëse Veliaj është në burg, Rama dhe Lubi Balluku duhet të jenë 10 herë para tij në burg. Ai ka vjedhur shumë, por të krahasosh miliardat që ka administruar Lubia, 12 mld euro. I administronte me telefon, ky palloshi, ai ashtu, etj me radhë. Ajo është kapur në flagrancë me ato mesazhe. A do i falin shqiptarët ata, nuk i falin para këtij realiteti shkatërrimtar për vendin e tyre”, u shpreh Berisha.
