Deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, theksoi se maxhoranca po krijon çështje, për të fshehur aferën e zv.kryeministres Belinda Balluku për Tunelin e Llogarasë

“Opozita nuk mund të filloj si një sindikatë, por duhet të mbajë qëndrime publike, duhet të jetë alternativë, të fitojë besimin e njerëzve dhe më pas mund të fillojë një aksion ekstrapolitik. Unë mendoj se ka disa çështje të tjera shumë të rëndësishme, kur çështja numër një është çështja e tërheqjes së Ballukut. Çdo çështje tjetër është vetëm për të shmangur vëmendjen. Qeveria po tenton të ndryshoj axhendën politike mediatike duke tentuar të futë ligje të reja në parlament, të krijojë çështje që s’janë çështje.”, tha Kapri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb