Historia “thërret” Shqipërinë, me kuqezinjtë që për herë të parë e shikojnë veten në fazën Play Off të Botërorit. Ekipi i Sylvinhos i mbylli kualifikueset në vendin e dytë, duke lënë mbrapa Serbinë.

Gazetari i njohur, Artan Hoxha bëri një analizë, në emisionin “Log”, në News 24.

“Po flas si tifoz. Ne kemi realizuar objektivin. Objektivi ka qenë vendi i dytë duke ditur se Anglia nuk arrihet.

Serbia- Unë mendoj se na mungojnë 2 pikët ndaj Serbisë këtu. Rrallë herë mund ta gjesh Serbinë në këtë gjendje. Po të kishim bërë penalltinë këtu, do shkonte 3-0.

Diferenca që ka qënë mes ekipeve në fund dhe atyre lart, nuk është më. Ishujt Faroe, Gjibraltari apo Andorra nuk mund t’i kalosh aq lehtë. Ne këtu me Andorrën e zgjidhëm shpejt, por nëse atje do shënonim më shpejt, do e zgjidhnim ndeshjen” – tha Hoxha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb