Moti i keq ka shkaktuar probleme serioze edhe në Delvinë, ku reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa zona të qytetit. Ujërat kanë depërtuar drejt banesave në disa lagje, duke shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi për banorët.

Rrugët kryesore janë bllokuar nga prurjet e mëdha të ujit, duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, ura e Vanës raportohet se është e bllokuar prej më shumë se 4 orësh, duke izoluar përkohësisht lëvizjen në këtë aks.

Autoritetet lokale po punojnë për të normalizuar situatën, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve të lëvizin me kujdes dhe vetëm në raste emergjente.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb