Deputet i PD Luçiano Boçi ka deklaruar se ka pasur probleme në lidhje me proces verbalin në votimin për ligjin e “Barazisë gjinore” të votuar në seancën e shkuar plenare.
Boçi ka akuzuar se procesverbali është falsifikuar, ndërsa ka shtuar se deputetë të cilën nuk ishin të pranishëm në seancë janë shënuar sikur nuk kanë votuar.
Luçiano Boçi: Jozefina Topalli, Ina Zhupa, Flamur Noka nuk ishin prezent në seancë dhe keni shënuar “nuk votoi”. Madje edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ishte i përjashtuar por e keni shënuar nuk ka votuar. Kjo nuk është rastësi, është e qëllimshme, nuk e di sa herë ka ndodhur kjo histori në ligje sensitive me ndjeshmëri publike. Ishim pa ekuivok në kundërshtim të ligjit.
Niko Peleshi: Procesverbali gjenerohet nga sistemi elektronik, hiqni kartën kur nuk jeni në sallë.
