Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi është ndalur te akuzat e opozitës për tunelin e Llagarasë. Teksa në sallë është dhe Belinda Balluku, e cila është marrë nën hetim nga SPAK, Rama tha se shqiptarët i referohen drejtësisë. Duke u ndalur te akuzat e SPAK, pa përmendur emra, Rama tha se sot drejtësia është e pavarur.

“Dua ta nis duke cituar Eurostatin! Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfëri se sa Serbia, apo Mali i Zi. Sipas BSH, dhe jo qeverisë së Shqipërisë, të ardhurat e disponueshme reale, pagat janë rritur 4-5% në përudhen 2024. Po e mbyll me FMN i cili jo më larg se pak ditë më parë tha; Shqipëria është ndër ekonomitë më të shpejta ne Europë (Duartrokasin socialistët). Këto janë burime të padyshimta dhe nga shumica parlamentare. Dëgjova këtu se në Shqipëri paska një taksë korrupsioni dhe se me 450 mln euro të inceneratorëve mund të bëhej rritje agresive pensionesh. Ky 450 mln euro është thjesht aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por që e kujtoj përmes jush 7X7 baraz 42. Jo 450 por as 45 nuk duke asgjëkund. Gënjeshtrat tuaja të vetëdijshme apo jo, janë me dhjetëra herë mbi realitetin. Përsa i përket tunelit të Llogarisë, ai 50 mln euro është si 450 mln euro i inceneratorit. Ndërkohë, i rrini fort ligjit andej. Natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia ëshë e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë, mbeten kashtë e koqe, siç më thanë se kishit mbetur para dy netësh. E fundit që kam; është kënga e mjerueshme e fondeve të Bujqësisë. Olafi, që bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023 nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyre siç ka gjetur në Shqipëri, vetëm në këto vende; Luksmenurg, Qipro, Holandë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: