Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi deklaroi se opozita nuk duhet të bëjë prokurorin rrugëve, sa i takon çështjes së tenderit për tunelin e Llogarasë.

Teksa në sallë është dhe Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, Rama mohoi vjedhjen prej 50 mln euro.

“Gënjeshtrat tuaja të vetëdijshme apo jo, janë me dhjetëra herë mbi realitetin. Përsa i përket tunelit të Llogarisë, ai 50 mln euro është si 450 mln euro i inceneratorit. Ndërkohë, i rrini fort ligjit andej. Natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë, mbeten kashtë e koqe, siç më thanë se kishit mbetur para dy netësh.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: