Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar edhe një detaj në lidhje me marrjen e tij në pyetje për 2 orë nga prokurorët e posaçëm në SPAK në lidhje me ’21 janarin”.

“Nuk më ballafaquan me dëshmi të tjera, e vetmja gjë që më pyetën, Bamir Topi pjesë e skenarit paska shkruar në librin e tij se Lulzim Basha e ka takuar më 22 janar, që të ndërhynte te Ina Rama për të zbutur masën ndaj oficerëve të Gardës.

Ishte e pamundur që unë të dërgoja njeri te Bamir Topi, i cili priste të rimerrte mandatin nga Rama. Por Basha nuk e kishte të ndaluar, s’kishte asnjë direktivë që të mos fliste me Topin.
Nuk mbaj mend ta kem dërguar, por ministri mund të ketë shkuar”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb