Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët, pasi doli nga SPAK, se pse pas 21 janarit, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi doli me syrin e nxirë.
Berisha mbrojti ish-drejtuesin e Gardës duke theksuar se atë ditë Ndrea Prendi ka përmbushur detyrimet ligjore.
Lideri i opozitës mohoi të ketë patur urdhër nga drejtuesit e institucioneve për të hapur zjarr drejt protestuesve të opozitës.
“Ndrea Prendi ka qenë në detyrë gjithë ditën, ka bërë të pamundurën për të përmbushur detyrimet ligjore. Atë urdhër s’e ka dhënë njeri, është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë.
Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë hetuar në autencitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë por edhe deri te presidentë të SHBA, Barack Obamës. Këto janë ccështje të cilat nuk kanë asnjë lloj… Një urdhër i dalë pas 13 vites, një Alizot i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj një audio të dorëzuar pas 12 vitesh?”, tha Berisha.
