Deputeti i PD, Ramadan Likaj, në fjalën e tij në Kuvend theksoi se buxheti për vitin 2026 nuk u përket qytetarëve.

Sipas tij, kontrollohet dhe shpërndahet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama.

“Sot mbas një periudhe më shumë se dy muaj më jepet e drejta të marr fjalën për faktin që maxhoranca arrin për herë të parë miraton qeverinë për 27 minuta. Një gjë që s’ka ndodhur asnjëherë në një vend demokratik. Buxheti i 2026 është i cunguar. Një buxhet që realisht nuk i përket qytetarëve.

E vërteta është që ky buxhet është i mirëplanifikaur për disa segmente. 70% e këtij buxheti shpërndahet nga kryeministri ose Ballukut. Në buxhetin e 2026 nuk shikoj asgjë për Malësinë e Madhe.”, tha

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb