Teksa GJKKO ka pezulluar nga detyra zëvendëskryeministre Belinda Balluku, duke i bllokuar asaj pasaportën, të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me masën në fjalë.

Mbi bazën e kërkesës së firmosur nga SPAK, rezulton se ndaj Ballukut është vendosur masa e pezullimit nga detyra, dhe nuk i lejohet të dalë jashtë vendit, përveç rasteve të veçanta, vetëm me leje të SPAK. Kjo masë sigurie vjen pak javë pasi SPAK e ftoi zonjën Balluku, ku i komunikoi masën e shkeljes së barazisë me tenderat, në bashkëpunim me varës të saj, për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Në momentin kur tenderi u fitua nga një kompani turke, vlera e tij u rrit me 50 mln euro. Kjo është zyrtarja më e lartë, ndaj të cilës ka një masë sigurie për akuza penale. Kujtojmë se për vartës të saj janë dhënë masa sigurie. Si në rastin e Evis Berberit, ish kreu i ARRSH, ku një celular blackberry, arriti që të zbulojë komunikime mes tij dhe Ballukut.

Me këtë lëvizje të GJKKO ditën e sotme, që vjen një ditë pasi Balluku foli në Kuvend, ku pohoi se nuk do të komentonte vendimet e drejtësisë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, është ‘zhveshur’ nga të gjitha postet e saj.

Kjo masë sipas Klodiana Lalës, vjen si masë paraprake për të shmangur me gjasa prishjen e provave që mund të bëjë Balluku, duke vijuar që të mbante postet e saj zyrtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: