Gazetarja Klodiana Lala zbardhi të tjera detaje nga vendimi i GJKKO sot për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku si dhe bllokimin e pasaportës së saj. Lala, e ftuar në studion e News24, tha se rasti i zonjës Balluku mund të jetë i ngjashëm me atë të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sipas Lalës, Balluku mund të jetë përgjuar dhe mbajtur nën vëzhgim për lëvizjet e saj.
“Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ku thuhet se vlera e tij është rritur 50 mln euro.
Ilir Beqaj ish-ministër i Shëndetësisë, SPAK e la të lirë dhe më pas u arrestua për SASPAC. Ai u mbajt në përgjim. Kjo gjë mund të jetë ndjekur dhe për rastin e Ballukut. Ajo mund të jetë mbajtur nën vëzhgim. Skandali ishte se tunelin nuk e ndërtuan turqit, por kompania Gjoka konstruksion. Turqit morën tenderin, pra ishin kopertua, dhe punën e bëri kompania Gjoka. Po ashtu një hetim është hapur dhe është ngritur akuza për shkeljen e barazisë në tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.”, tha ajo.
