Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër arresti europian, i lëshuar nga autoritetet belge.

Në prangat e policisë ka rënë Osmen Hoxha nga Njësia Administrative Qendër e Fierit.

Arrestimi i tij u krye nga oficerë policie të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të policisë greke.

Urdhër-arresti kishte të bënte me përfshirjen e të Osmen Hoxhës në një organizatë kriminale me seli në Belgjikë, e cila dyshohet se është aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në vendet evropiane, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.

Konkretisht, arrestimi i Hoxhës lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në shtator 2024 në portin e Antëerp, i cili përmbante 500 kilogramë kokainë.
Shqiptari i arrestuar është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa hetimi për rastin vazhdon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb