Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se deklarata e sotme e kryeministrit Edi Rama se nuk do të emërohet asnjë zëvendës kryeministre në vend të Belinda Ballukut, është një emergjencë e krijuar artificialisht në mënyrë që t’i çohet një mesazh ndaj SPAK dhe GJKKO.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha u shpreh se me vendimin e publikuar sot, Rama dëshiron t’i thotë ministres së Energjetikës dhe Infrastrukturës se nuk do ta lëshojë, edhe pse sipas tij një gjë e tillë është e pa shmangshme dhe do të ndodhë eventualisht.
“Kjo çështje në Gjykatën Kushtetuese do të ndiqet me procedurë të përshpejtuar. Kryeministri e la me kast vendin në emergjencë, me kast për t’i dhënë mësim SPAK e GJKKO që s’mund të veproni pa u konsultuar me mua dhe për t’i thënë Ballukut që unë jam këtu dhe nuk do të të lëshoj siç kam bërë me të tjerët”, tha ai.
