Në Shtëpinë e Bardhë mbërriti për takimin e tij të parë me presidentin amerikan kryebashkiaku i sapozgjedhur i Nju Jorkut, Zoran Mamdani.

Trump e përshkroi takimin me Mamdanin si “të shkëlqyer” dhe “shumë produktiv”, teksa foli i ulur në Zyrën Ovale, ndërsa pranë tij qëndronte në këmbë kryebashkiaku i zgjedhur.

“Dua thjesht t’ju uroj. Besoj dhe shpresoj se ai do të jetë një kryebashkiak vërtet i shkëlqyer,” tha ai, duke iu drejtuar të pranishmëve.
Në deklarat e tij, Mamdani u shpreh se e vlerësoi shumë takimin me presidentin amerikan.

“Ashtu siç tha edhe ai, ishte një takim produktiv,” theksoi ai, duke shtuar se biseda u përqendrua në diçka që të dy e duan dhe e admirojnë qytetin e Nju Jorkut. Ata diskutuan gjithashtu për nevojën që jeta të bëhet më e përballueshme për banorët e qytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb