Edlir Tetova, numri një i stolit të Egnatias, dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Bylisit.
“Kjo ndërprerje ka sjellë përfitimet e veta, sepse çdo pushim shërben për mirë. Besoj se kna ka ndikuar mirë, sepse lojtarët e rinj mësohen më shumë me grupin”.
“Kemi punuar shumë para portës. Çdo ushtrim e kemi lidhur me portën. Shqetësim është kur ekipi nuk shkon para portës, por dhe mungesa e golit është një ngërç që ne duhet ta zgjidhim”.
“Kemi një grup lojtarësh që mund ta përballojnë shumë mirë dhe rotacionin. Siç e keni parë, kemi bërë rotacion në çdo ndeshje, sepse në vazhdim ndeshjet do të ngjeshën akoma më shumë dhe mendoj se jemi gati”.
