Shqipëria ia doli që të shkojë në Play Off të Botërorit, pas një fushate kualifikuesesh mjaft të suksesshme.

Një ndihmë e madhe për këtë arritje ka ardhur edhe nga futbollistë të caktuar, të cilët falë aftësive individuale, kanë bërë diferencën në momente të caktuara.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një postimi, ka njohur tifozët me lojtarët më të shpejtë kuqezi të kualifikueseve.

I pari është mesfushori Nedim Bajrami, që ka përshkruar 34.18 km/h. Spikat anësori Arbër Hoxha me 32.98 km/h, ndërsa Broja ka 32.23 km/h. Top-5 mbyllet nga Uzuni dhe Mitaj.

 

 

Shquiperioa
Shquiperioa

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb