Rreht 25 familje të fshatit Çukë në bashkinë e Sarandës janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Ekipet e bashkisë kanë shpërndarë batanije dhe çadra për banorët, duke ofruar mbështetje për të kaluar situatën e vështirë dhe për të siguruar strehim të përkohshëm për familjet e dëmtuara.

Situata nga moti i keq në vend, me shira të shumtë dhe daljen nga shtrati të lumenjve, vijon të jetë problematike në disa zona. Ministri i Mbrojtjes, së bashku me kryetarin e bashkisë së Sarandës dhe përfaqësues të strukturave lokale, vizituan zonën e Çukës, ku ka filluar puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb