Videoja e një të riu shqiptar i cili ndihmoi në shpëtimin e jetës së një biznesmeni italian bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë.

Mbi rastin ka reaguar edhe kryeministrja e Italisë Georgia Meloni, e cila ka postuar në llogarinë e saj në Instagram pamjet.

“Një jetë e shpëtuar falë guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhynin. Heronj!”, shkruan Meloni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

NGJARJA:
32-vjeçari shqiptar Elton Zefi ishte i pranishëm në vendin e një aksidenti rrugor NË Padova. Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian. Falë ndërhyrjes së tij i moshuari u shpëtua.

Capture
Capture

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb