Si pasojë e uljes së temperaturave gjatë natës, malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora.
Fshatrat si Shkreta, Qafështama etj. janë gdhirë të mbuluara nga petku i bardhë i dëborës.
Niveli i dëborës shkon deri në 10 cm dhe deri në këto momente, përveç mungesës së energjisë në disa zona, nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo problematika të tjera.
Ndërkohë në ultësirën e rrethit Krujë reshjet vijojnë por pa shkaktuar problematika, kanalet kulluese kanë prezencë uji pasi nuk kanë ku shkarkojnë, gjithashtu ka fryrje të lumit Ishëm por brenda normave.
